Mar. Tet 27th, 2026

Seanca kundër Shabanit dhe Qerimit/ Nis dëshminë zyrtari policor

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh.

Gjatë seancës po vazhdohet me administrimin e provave, si dhe do të dëgjohet dëshmitari punonjës zyrtar policor.

“Kam punuar në Departamentin e Hetimeve. Gjatë periudhave të ndryshme kam mbajtur detyra të ndryshme, përfshirë pozitën e zyrtarit të analizës dhe inteligjencës, si edhe atë të hetuesit, varësisht nga periudha kohore”, ka thënë zyrtari policor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të dy të pandehurit dyshohen se kanë mbledhur dhe përcjellë informacione të ndjeshme te Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Shabani dhe Qerimi janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Postime të Ngjashme