Mar. Tet 27th, 2026

Haxhiu takon presidenten e Maqedonisë së Veriut, diskutojnë për bashkëpunimin dhe sigurinë rajonale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka takuar presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian.

Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se takimi u karakterizua nga një bisedë e frytshme për marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat, sipas saj, mbështeten në respektin e ndërsjellë.

Ajo ka theksuar se lidhjet ndërmjet qytetarëve të të dyja vendeve përbëjnë pasurinë më të madhe të këtyre marrëdhënieve.

“Kënaqësi ta takoja Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me të cilën zhvilluam një bisedë të frytshme për bashkëpunimin ndërmjet dy republikave tona. Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore, që mbështeten në respektin e ndërsjellë. Lidhjet e gjalla dhe të çmueshme ndërmjet qytetarëve tanë janë pasuria më e madhe e këtyre marrëdhënieve. Diskutuam gjithashtu për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të dy vendeve. Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Haxhiu

Postime të Ngjashme