Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhjet e sotme 27.230 vota sipas rezultateve preliminare.
Ai tha në një postim në Facebook se rritja prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare jep vlerën llogaritëse prej 36.761 votash, .
“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz. Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”
Lista e përbashkët e partive politike të shqiptarëve të Luginës ka marrë 0,8 për qind të votave dhe dy mandatet u takojnë bartësit Shaip Kamberi nga PVD dhe Visar Mehmetit APN.

