Gjiganti kosovar, KB Prishtina është sanksionuar nga Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit (BAT).
Ndalesa iu hoq në fund të shtatorit dhe kështu Prishtina regjistroi lojtarët e rinj dhe nisi me ndeshje prej xhiros së dytë. Aktualisht Prishtina ka fond lojtarësh, por nëse dëshiron të bëjë ndonjë ndryshim në përbërje këtë nuk mund ta realizojë pa arritur marrëveshje me palën që e ka fituar rastin në BAT.
Po ashtu kryeqytetasit me ndalesë të tifozëve për tri ndeshje si dhe anëtari i bordit, Gentian Rexhepi që u dënua për dy vjet mospjesëmarrjeje.
Prishtina, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë derbin lokal ndaj Borës si mysafire në Mitrovicë, pasi që “Pallati i rinisë” do të shfrytëzohet për ndeshje ndërkombëtare të hendbollit

