Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën e sotme parlamentare janë diskutuar një sërë çështjesh politike dhe me interes publik.
“Kuvendit po i rikthehet gjallëria. Në seancën e sotme u ngritën dhe u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik, përmes deklarimeve të grupeve parlamentare dhe shkëmbimit të pyetjeve e përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar.
Gjatë seancës u formua komisioni ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), për katër pozita, dy për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë. Si transmetues publik RTK-ja duhet të ketë një bord të kompletuar dhe kuvendi do të angazhohet që procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka shkruar Haxhiu.

