Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka reaguar lidhur me protestat e fundit në disa shtete të Europës, duke bërë thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe ndalimin e çdo akti dhune.
Protestat masive në disa vende të Europës po ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve që të ulin tensionet. Dhuna u shërben vetëm atyre që duan të largojnë vëmendjen nga shqetësimet e vërteta; dialogu është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Sipas tij, autoritetet duhet të ndërmarrin hapa konkretë përballë sfidave kryesore të qytetarëve, si rritja e kostos së jetesës, strehimi, arsimi, shërbimet publike dhe pabarazia, duke theksuar se rruga e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.

