Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervin Demo po zhvillojnë një takim urgjent me drejtuesit e Policisë së Shtetit. Paralajmërimi i frikshëm: ja çfarë ndodh nëse shteti bie para kësaj force
Gjatë një fjalimit të tij, Rama theksoi qartë se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që tenton të sfidojë ligjin.
Sipas kësaj deklarate të ashpër, shteti dorëzohet dhe bie në momentin kur pranon të negociojë me forca apo individë të tillë.
Rama nënvizoi se nëse një logjikë e tillë fiton, atëherë ajo shndërrohet vetë në shtet. Ky skenar u cilësua si një “film” që Shqipëria e ka përjetuar më shumë se një herë në të kaluarën, duke lënë pas plagë të thella shoqërore që kanë kërkuar vite të tëra për t’u shëruar.
Në të njëjtën kohë, u bë një ndarje mes qytetarëve që zgjedhin t’i shprehin pakënaqësitë e tyre përmes tubimeve paqësore dhe atyre që nxisin tensione.
Megjithatë, Rama theksoi faktin se numri i atyre që vërtet protestojnë në mënyrë tërësisht paqësore vlerësohet si mjaft i vogël. Mesazhi përfundimtar mbetet i qartë: autoriteti i shtetit nuk mund të sfidohet dhe institucionet nuk do të bëjnë hapa pas përballë presioneve.
“Çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Dhe me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet. Sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë
Dhe në momentin kur fiton ky, atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe ka parë se si pasojat e këtij janë plagë që duan vite të tëra për t’u shëruar.
Natyrisht që kjo nuk do të thotë aspak që kush sot proteston paqësisht… edhe pse janë shumë pak ata që protestojnë paqësisht, sepse dhe…”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

