Pamje të publikuara nga News24 tregojnë momentin kur protestuesit në Tiranë zbulojnë një person civil në mesin e turmës dhe më pas e sulmojnë fizikisht.
Ngjarja është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, ku situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Në pamjet e publikuara, personi shihet i lënduar dhe i gjakosur në kokë, pas sulmit fizik.

