Pre. Tet 16th, 2026

Komisioni për Siguri shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhet sot në orën 10:30, në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë mbledhje, komisioni do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Mbledhja do të mbahet në sallën N-302 të Kuvendit të Kosovës.

Postime të Ngjashme