Kryeministri Albin Kurti ka folur mbi të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion e 852 mijë e 350 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH).
Ai pas seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës po diskriminohen nga Serbia.
Ndihma për Luginën e Preshevës ka për qëllim mbështetjen e projekteve dhe programeve për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve dhe mbrojtjen e gjuhës, kulturës e identitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Vendimi mbështetet në memorandumin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar.

