Sht. Tet 17th, 2026

Haxhiu e nënshkruan Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka nënshkruar ndryshim plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentarja e ka përcjellë për dekretim të njëjtin tek Presidentja e Kosovës.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi këshilltari politik i kryeparlamentares, Glauk Tahiri.

“Po, Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

 

Sipas Kushtetutës, tani presidentja ka në dispozicion 8 ditë afat për ta dekretuar atë para se ai të hyjë në fuqi.

Postime të Ngjashme