Deputeti i PDK-së, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, është shprehur shqetësimin se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara mund të përdoret për ta izoluar dhe goditur Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Hoxhaj, ka thënë se nga takimet me diplomatë, pas shpalljes së aktgjykimit dënues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ka kuptuar se ky aktgjykim ka frikë se do të përdoret si një armë për izolimin e Kosovës.
“Unë kam frikë se aktgjykimi do të përdoret si një armë për ta izoluar Kosovën, për ta goditur Kosovën. Këto ditë më ka rënë të takohem me diplomatë. Një pjesë e madhe e tyre, me vetëdije e pa vetëdije, janë duke e instrumentalizuar aktgjykimin, realisht për ta penalizuar Kosovën. Këtu duhet një qasje e menduar mirë se si do të sillet Kosova si vend”, deklaroi Hoxhaj në RTV21.

