Enj. Tet 15th, 2026

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosovë

E enjte, 15 tetor 2026
🌤️ Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4–6°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 16–19°C.
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

 

Shqipëri

⛅️Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore. Temperatura minimale 2 grade ndersa maksimalja 25 grade celcius.
🌬Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Maqedoni e Veriut

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura minimale 0 ndersa maksimale 20 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë e përforcuar.

Postime të Ngjashme