Njëzet e nëntë persona po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, pas lëndimeve të marra gjatë përplasjeve të dhunshme në protestën e mbajtur sot në kryeqytetin shqiptar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në mesin e të lënduarve janë 23 zyrtarë policorë, pesë protestues dhe një kalimtar.
Përplasjet gjatë protestës kanë shkaktuar tensione në disa pjesë të Tiranës, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet shëndetësore po përcjellin situatën dhe gjendjen e personave që po trajtohen në spital, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës.

