Mar. Tet 13th, 2026

Arrestimi në Fushë-Kosovë, personi kishte kërcënuar banorët dhe bërë thirrje nacionaliste serbe

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë, pas një operacioni policor që nisi pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.

Në zonë kishte prani të shtuar të forcave policore, pasi fillimisht ishte raportuar për vendosjen e një mjeti shpërthyes. Policia e rrethoi vendin e ngjarjes me shirit sigurie dhe nisi inspektimin, ndërsa në asistencë dolën edhe zjarrfikësit.

Gjatë operacionit, policia arrestoi një person, i cili më pas u dërgua në stacionin policor. Ai u arrestua në banesën e tij, ndërsa pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur, me pranga në duar, futet në veturën e policisë.

Sipas informacioneve të raportuara, personi i arrestuar është i nacionalitetit serb. Ai kishte kërcënuar banorët dhe kishte bërë thirrje me përmbajtje nacionaliste serbe.

Operacioni policor në Fushë-Kosovë nisi pas raportimeve për situatën pranë QKMF-së, ndërsa në vendin e ngjarjes ndërhyn

Postime të Ngjashme