Hën. Tet 12th, 2026

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit.

Në këtë mbledhje janë paraparë të diskutohen 6 pika të rendit të ditës. Mbledhja nis në ora 11:00

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së  Kosovës,
5.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
6.    Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Postime të Ngjashme