Një person ka mbetur i plagosur pasi dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht veten me armë zjarri në fshatin Caparc të Prizrenit.
Sipas informacioneve të Policisë, i plagosuri ka kërkuar ndihmë mjekësore pas incidentit të ndodhur më 10 tetor, rreth orës 15:10.
Dyshohet se ai është plagosur me një pistoletë që i përkiste një personi tjetër. Sipas raportit policor, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Gjatë trajtimit të rastit, Policia ka sekuestruar dy pistoleta të tipit “Sig Sauer”, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.
Me vendim të prokurorit, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

