Pre. Tet 9th, 2026

PARASHIKIMI I MOTIT PËR FUNDJAVË 10–11 TETOR 2026

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND
10–11 TETOR 2026
🌤️ E shtunë – 10.10.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa lokalitete, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 21°C deri në 25°C.
💨 Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s.
🌧️ E diel – 11.10.2026
Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 11°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 12°C deri në 16°C.
💨 Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1–9 m/s.
🌿 Kushtet biometeorologjike
Të shtunën, moti relativisht i ngrohtë dhe intervalet me diell do të krijojnë kushte përgjithësisht të favorshme biometeorologjike. Të dielën, rënia e temperaturave, vranësirat dhe reshjet e shiut mund të ndikojnë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.
🌾 Kushtet agrometeorologjike
Reshjet e shiut që parashihen të dielën janë të mirëseardhura për bujqësinë, veçanërisht në këtë periudhë, kur pritet të intensifikohet fushata e mbjelljeve vjeshtore. Shtimi i lagështisë së tokës do të ndihmojë në përgatitjen e sipërfaqeve bujqësore për lavrim dhe punimin e tokës, si dhe do të krijojë kushte më të favorshme për mbjelljen e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore.
Megjithatë, në zonat ku reshjet do të jenë më intensive, rekomandohet që punimet bujqësore të planifikohen në përputhje me gjendjen e lagështisë së tokës, duke shmangur lavrimin dhe mbjelljen në toka tepër të lagështa. Punimi i tokës në kushte të tilla mund të shkaktojë ngjeshjen e saj dhe të vështirësojë përgatitjen e shtratit të farës.
Në përgjithësi, reshjet e së dielës pritet të jenë të dobishme për furnizimin e tokës me lagështi dhe për mbarëvajtjen e fushatës së mbjelljeve vjeshtore

Postime të Ngjashme