Një protestë kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të mbahet sot në qytetin e Bonnit, në Gjermani.
Tubimi do të organizohet me moton “Jo në emrin tim”, sipas njoftimit të platformës “Liria ka Emër”.
Protesta është planifikuar të zhvillohet në Parkun e Universitetit, am Hofgarten, duke filluar nga ora 19:00.
Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë të shprehin kundërshtimin ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

