Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në komunikacion gjatë 24 orëve të fundit, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej tetë aksidente trafiku. Katër prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa katër aksidentet e tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara, policia ka shqiptuar gjithsej 262 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe sinjalizimin rrugor, si dhe të tregojnë kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve.
Sipas policisë, respektimi i rregullave dhe kujdesi gjatë ngasjes janë të rëndësishëm për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

