Enj. Tet 8th, 2026

KB Bashkimi fiton ndeshjen e parë ndaj Valmiera Glass

Skuadra e Superligës së Kosovës në basketboll, KB Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup ndaj Valmiera Glass VIA.

Bashkimi fitoi në fund me rezultatin 79:77, në ndeshjen e zhvilluar në “Sesai Surroi” në Prizren.

Basketbollisti më i mirë te skuadra kosovare ishte Adrio Bailey, i cili shënoi 27 pikë, bëri dhjetë kërcime dhe një asist.

Aq pikë pati edhe lojtari kundërshtar, Aminu Mohammed (27), 15 kërcime dhe katër asiste.

Postime të Ngjashme