Mër. Tet 7th, 2026

Rizvanolli për minatorët e ngujuar në Trepçë: Janë në gjendje të mirë, po punohet për daljen e tyre

63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se, sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Sipas Rizvanollit, po organizohet edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

Postime të Ngjashme