Mër. Tet 7th, 2026

Shqiptar Gubetini kërkon nga Shiroka-Pula ta dekretojë Ligjin për Specialen: Do të ishte në nderin e saj që firmën e parë si presidente ta hidhte në ligjin që mbron çlirimtarët

Veprimtari dhe kryetari i Degës së PDK-së në Regensburg, Shqiptar Gubetini, ka përshëndetur miratimin e në lexim të dytë të Ligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

“Miratimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe luftën tonë çlirimtare. Përgëzoj të deputetët e Kuvendit të cilët me votën e tyre dëshmuan se janë kundër rishkrimit dhe deformimit të historisë sonë të lavdishme”, ka thënë ai.

Gubetini, ka thënë se pret që ky ligj të dekretohet sa më shpejt nga presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. “Duke uruar zonjën Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen si presidente e Kosovës, i bëjë thirrje që sa më parë ta dekretojë Ligjin për Gjykatën Speciale. Do të ishte edhe në nderin e saj që firmën e parë si presidente ta hidhte në ligjin që mbron çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë”, është shprehur Gubetini, duke shprehur bindjen se ky ligj do të jetë në funksion të drejtësisë.

Gubetini, i cili është njeri nga organizatorët kryesorë të protestave në Munchen të Gjermanisë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka arritur t’i bashkojë shqiptarët në diasporë, pa dallim partie, ka thënë se me meritorët për votimin e Ligjit për Specialen janë protestuesit në Kosovë dhe diasporë.

“Protestuesit qëndrestarë në Kosovë dhe diasporë janë më meritorët për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Falë qëndresës, këmbënguljes dhe rezistencës së tyre, deputetët e Kuvendit u detyruan ta dëgjojnë zërin e tyre. Kjo dëshmon se kur jemi të bashkuar nuk ka askush që na ndalë. Përherë krenar me UÇK-në, liderët e UÇK-së dhe shqiptarët kudo që janë, në Kosovë dhe diasporë”, ka thënë Gubetini.

Postime të Ngjashme