Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet F.A., për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit F.A., për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.
Sipas aktakuzës, F.A., gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, në Vushtrri, dyshohet se ka vepruar si anëtar i një grupi kriminal të organizuar, i cili kishte për qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes realizimit të kredive bujqësore në një institucion bankar.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

