Hën. Tet 5th, 2026

Projektligji për Specialen miratohet në Komision me 9 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në votimin e zhvilluar në Komision, projektligji mori 9 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas miratimit në Komision, projektligji pritet të procedohet për shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda, ka deklaruar se nisma synon mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Ai ka theksuar se PDK-ja është sponsorizuese e projektligjit dhe ka shprehur shpresën që ai të miratohet pa ndasi mes deputetëve.

Postime të Ngjashme