Hën. Tet 5th, 2026

Gruda: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mbron vlerat e luftës së UÇK-së

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit ka nisur sot mbledhjen, ku në rend dite është votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Anëtari i këtij komisioni, Përparim Gruda, ka deklaruar se projektligji është i rëndësishëm për mbrojtjen e standardeve të drejtësisë dhe të vlerave që lidhen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gruda ka thënë se PDK-ja është sponsorizuese e kësaj nisme dhe ka shprehur shpresën që projektligji të miratohet pa ndasi mes deputetëve.

Sipas tij, përmes ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara synohet, siç është shprehur ai, mbrojtja e luftës së UÇK-së dhe e standardeve të drejtësisë.

Mbledhja e komisionit zhvillohet në kuadër të procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe votimin e ndryshimeve në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Postime të Ngjashme