Die. Tet 4th, 2026

“Liria ka Emër” vazhdon aktivitetet, Tasholli: synohen mbi 500 mijë nënshkrime

Platforma “Liria ka Emër” paralajmëron se aktivitetet e saj do të vazhdojnë edhe pas protestës së 1 tetorit në Prishtinë.

Përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se tashmë janë planifikuar aktivitete për muajt në vijim, ndërsa një prej nismave kryesore do të jetë një peticion që pritet të zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas Tashollit, mbledhja e nënshkrimeve do të organizohet përmes stendave nëpër komuna dhe synimi është që peticioni të mbledhë më shumë se 500 mijë nënshkrime.

Procesi pritet të zgjasë disa muaj, ndërsa nënshkrimet synohet që më pas të dërgohen në mënyrë simbolike në Bruksel, Strasburg dhe Hagë.

Tasholli ka paralajmëruar gjithashtu se përveç peticionit do të ketë edhe aktivitete të tjera, përfshirë protesta të reja. Megjithatë, për protestat e ardhshme ende nuk është caktuar një datë konkrete.

Ai ka thënë se platforma do të vazhdojë angazhimin e saj për ish-krerët e UÇK-së dhe se aktivitetet do të zhvillohen në forma të ndryshme gjatë muajve të ardhshëm.

Postime të Ngjashme