Është arrestuar një e dyshuar, shtetase e huaj, pasi dyshohet se nga ballkoni i banesës ku ishte duke qëndruar, kishte hedhur gurë në drejtim të ballkonit të një viktime, shtetas i huaj. Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime në këmbë.
Sipas policisë, e dyshuara kishte qenë agresive dhe, me një thikë, kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda banesës.
Me urdhër të prokurorit, njësiti relevant kishte hapur me forcë derën e banesës ku ndodhej e dyshuara. Nga e njëjta është konfiskuar thika.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ASGJËSIMI APO DËMTIMI I PASURISË/Prishtinë / 03.10.2026 – 03:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për shkak se nga ballkoni i banesës në të cilën ka qenë duke qëndruar, me gurë kishte gjuajtur në ballkonin e viktimës mashkull shtetas i huaj dhe si pasojë viktima kishte pësuar lëndime në këmbë. E dyshuara kishte qenë agresive dhe me një mjet të mprehtë – thikë kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda duke paraqit rrezik për njësinë policor që të intervenoj brenda në banesë. Me urdhër të prokur0rit nga njësiti relevant është hapë me forcë dera e banesës ku ka qenë e dyshuara nga e cila është konfiskuar thika, është sjellë në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

