Pre. Tet 2nd, 2026

Përfundon takimi Kurti-Hamza, Hamza: Nuk ka marrëveshje

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa në fokus të diskutimit ka qenë çështja e presidentit.
Pas përfundimit të takimit, Hamza është larguar nga Qeveria pa u ndalur për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Megjithatë, pranë zyrave të PDK-së, ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër, duke bërë të ditur se nga takimi nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtojmë mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet është Ligji për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për president”, ka deklaruar Hamza.

Takimi Kurti-Hamza zhvillohet në një kohë kur çështja e zgjedhjes së presidentit mbetet në fokus të diskutimeve politike.

Postime të Ngjashme