INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
03–04 TETOR 2026
☀️ E shtunë – 03.10.2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje.
🌡️ Temperaturat:
* minimale: -1°C deri në 3°C
* maksimale: 18°C deri në 22°C
💨 Era: do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.
☀️ E diel – 04.10.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje.
🌡️ Temperaturat:
* minimale: 0°C deri në 3°C
* maksimale: 19°C deri në 24°C
💨 Era: do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s.
🌿 Kushtet biometeorologjike
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur. Rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.
🔭 Vështrim për ditët në vijim
Sipas tendencave aktuale të parashikimeve, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Në viset e larta, mbi 1200 m lartësi mbidetare, paraqiten kushte për reshje bore.
Ky ndryshim i kushteve atmosferike pritet të jetë i favorshëm, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë. Megjithatë, sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e këtyre datave.

