Enj. Tet 1st, 2026

Nagavci: Zgjedhja e presidentit mund të hapë rrugën për një strategji shtetërore ndaj Hagës

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri mund të krijojë hapësirë që institucionet e Kosovës të trajtojnë me një strategji të përbashkët çështjen e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Duke folur për situatën aktuale politike dhe vendimet e fundit në Hagë, Nagavci ka theksuar rëndësinë e funksionimit të plotë të institucioneve dhe shmangies së një krize të re institucionale.

Sipas saj, për çështje kaq të rëndësishme nevojitet koordinim institucional dhe një qasje shtetërore, në vend të veprimeve të ndara nga subjektet politike.

Nagavci ka vlerësuar se fillimisht duhet të përfundojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ndërsa më pas institucionet mund t’i qasen në mënyrë më të koordinuar çështjes së Hagës dhe strategjisë që duhet ndjekur.

Ajo ka kundërshtuar gjithashtu nismat e nxituara për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke argumentuar se një proces i tillë kërkon konsultim dhe kohë për shqyrtim.

Burimi: RTK Prime

Postime të Ngjashme