Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se informata është trajtuar nga njësitet kompetente policore.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes”, ka deklaruar Pllana.
Ai ka bërë të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Pllana.

