Studentët e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës do t’i zhvillojnë sot ligjëratat jashtë ambienteve të fakultetit, në shenjë solidarizimi me marshin e paralajmëruar në Prishtinë.
Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka bërë të ditur se, në mbështetje të marshit, aktiviteti akademik do të zhvendoset në shesh. Përmes këtij veprimi, studentët kanë shprehur solidaritetin e tyre me protestën e organizuar për sot në kryeqytet.
Marshi është paralajmëruar si protestë gjithëpopullore, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve.
Studentët kanë njoftuar se ligjëratat e sotme do të mbahen në shesh, duke e lidhur këtë aktivitet me përkrahjen e tyre ndaj marshit dhe mesazhit të tij.

