Enj. Tet 1st, 2026

LAMM: Komunikacioni pa pengesa, nuk ka pritje të gjata në kufi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, ndërsa rrugët janë kryesisht të thata.

Në rrugët jashtë zonave urbane është shënuar intensitet i rritur i trafikut, por pa probleme të theksuara. Ndërkohë, në vendkalimet kufitare nuk raportohen pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u bën thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën e trafikut. Kujdes i shtuar rekomandohet veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe përgjatë lumenjve, ku mund të ketë rrëshqitje të dheut ose gurëve.

Postime të Ngjashme