Në sheshin e Prishtinës është vendosur mbishkrimi “Bac s’u kry”, në kuadër të protestës që po zhvillohet sonte për të 15-ën natë radhazi.
Protesta po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mbishkrimi “Bac s’u kry” është bërë pjesë e mesazhit të protestuesve, ndërsa edhe sonte qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh, për të shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së dhe kundërshtimin ndaj aktgjykimit.
Kjo është nata e 15-të radhazi që protesta zhvillohet në Prishtinë.

