Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është ndër vendet që mbështesin forcën ndërkombëtare të stabilizimit për Gazën.
Si pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën, Konjufca tha se edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij.
“Edhe pse më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij”, ka shkruar Konjufca në X.
Ai bëri të ditur se në konferencën e nivelit të lartë të Bordit të Paqes, Kosova ishte në mesin e vendeve që mbështesin forcën ndërkombëtare të stabilizimit për Gazën.
“27 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është një histori suksesi: dikur një vend në nevojë për mbështetje ndërkombëtare, sot kontribuojmë në paqen dhe sigurinë globale”, tha Konjufca.
Ai gjithashtu theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të japë kontributin e saj.
“Republika e Kosovës qëndron e gatshme të bëjë pjesën e saj”, shkroi Konjufca.
More than a thousand kilometers separate Kosova from Gaza, but responsibility for peace and security does not stop at borders. At today’s high-level @BoardOfPeace briefing, stood among the countries supporting the International Stabilization Force for Gaza. 27 years after NATO’s intervention, is a success story: once a country in need of international support, today we contribute to global peace and security. The Republic of Kosova stands ready to do its part.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) September 23, 2026

