Mër. Sht 23rd, 2026

“I mbijetova horrorit”/ Para selisë së OKB-së, shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Speciales

Derisa liderë botërorë u mblodhën në selinë e OKB-së për të diskutuar çështje globale, dhjetëra shqiptarë u tubuan përpara kësaj selie në Nju-Jork, për të protestuar.

Aktgjykimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës preku rëndë mbarë popullin, teksa protestuesit shprehen pakënaqësinë mbi padrejtësinë e këtij gjykimi, duke brohoritur “UÇK” dhe duke mbajtur pankarta të shumta në duar, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e të pranishmëve pati edhe refugjatë të shumtë, që derën e perëndimit e panë si zgjidhje pasi u dëbuan me dhunë nga forcat serbe.

Pankarta më e madhe ishte ajo që kërkonte lirinë e çlirimtarëve, teksa protestuesit shpërfaqen edhe të vërtetën tronditëse të historisë sonë, me numrin e të masakruarve nga gjenocidi serb.

“14 Maj 1999, masakra e Qyshkut. Isha 7 vjeç dhe i mbijetova horrorit. Liria jonë nuk është krim. Liri për çlirimtarët e UÇK-së” shkruhej në pankartën e një djali.

Protesta u mbikëqyr nga forcat e rendit, sakaq nuk raportohet të ketë pasur ndonjë incident.

Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, njëjtë sikurse Jakup Krasniqi, teksa Kadri Veseli mroi 18 vjet burg, e Rexhep Selimi 13 vjet sosh.

Postime të Ngjashme