Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, u takua dje në Nju-Jork me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq.
Në dy takime të ndara, Kallas theksoi porosinë e BE-së për nevojën për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, .
“BE-ja do të vazhdojë të jetë një arbitër i paanshëm. Por lehtësimi nuk mund të zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë” shkroi Kallas.
Sipas saj, është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura përmes dialogut, sidomos ajo e Ohrit.
“Zbatimi i tyre nuk është një nder për Brukselin, por i detyrueshëm ndaj qytetarëve të tyre dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale” shtoi ajo.
Ky është deklarimi i plotë i saj:
Sot u takova me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti dhe ngrita nevojën për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Progresi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të shkojnë dorë për dore.
Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në veçanti Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme.
Zbatimi i tyre nuk është një nder për Brukselin, por i detyrueshëm ndaj qytetarëve të tyre dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale.
BE-ja do të vazhdojë të jetë një arbitër i paanshëm. Por lehtësimi nuk mund të zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë.
Është koha për të ecur përpara.

