Sht. Sht 19th, 2026

Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka kërkuar që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5.

Kërkesën ai e ka bërë gjatë konferencës së Kartës së Adriatikut, e cila këtë vit u mbajt në Zadar të Kroacisë.

Në fjalën e tij, Jashari tha se tranzicioni i suksesshëm i FSK-së dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në misione ndërkombëtare e bëjnë Kosovën një partner të besueshëm.

Ai theksoi se Kosova meriton të jetë pjesë e plotë e strukturave dhe iniciativave të sigurisë euroatlantike.

Konferenca u drejtua nga komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerali Alexus G. Grynkewich. Në të morën pjesë edhe shefat e mbrojtjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit rajonal, thuhet në njoftim, përcjell Sinjali.

Jashari zhvilloi edhe takime me zyrtarë të lartë ushtarakë ndërkombëtarë. Ndër ta ishin komandanti i EUCOM-it, gjenerali Grynkewich, dhe zëvendëskomandanti i JFC Naples, gjenerali Peter K. Scot.

Në këto takime u diskutua për bashkëpunimin mes forcave, koordinimin operacional dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

Jashari u takua edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, gjeneralmajorin Stephen Osborn. Ata diskutuan për forcimin e partneritetit mes dy forcave

Postime të Ngjashme