Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, në kuadër të angazhimeve të tij me shefat e misioneve diplomatike të BE-së.
Sipas Schuebel, gjatë takimit është diskutuar për më shumë se 25 vjet mbështetje të Austrisë dhe Bashkimit Evropian për integrimin e Kosovës në BE, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Një qasje konstruktive është kyçe për marrëdhëniet Kosovë-BE”, ka deklaruar Schuebel.
Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

