Me zgjedhjen e nënkryetarëve është bërë edhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës është konstituuar përfundimisht, pasi deputetët kanë përmbyllur procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ‘pro’ zgjedhjes së Kujtim Shalës për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Kandidati i propozuar nga LDK mori besimin e 75 deputetëve, kurse 1 votoi kundër dhe 4 abstenime.Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e uroi Shalën për pozitën e re.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ‘pro’ zgjedhjes së nënkryetares së Kuvendit nga komuniteti serb.Me 62 vota për është zgjedhur Tanja Vujoviq për nënkryetare të Kuvendit.
Rikujtojmë se në seancë nuk moren pjesë deputetët e PDK-së dhe Aleancës.
Këto dy parti politike kanë paralajmëruar dërgimin e zgjedhjes së nënkryetarëve në Gjykatën Kushtutuese.

