Die. Sht 13th, 2026

Rama në mbështetje të Thaçit: Liria nuk ia merr dot askush, askund

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar “Liri për çlirimtarët”, duke shprehur bindjen se Hashim Thaçi do të triumfojë.

“Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund”, ka shkruar Rama.
Ai ka krahasuar procesin me rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, duke thënë se edhe Thaçi do të triumfojë përmes asaj që e cilëson si forcën e së vërtetës.

“Ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama.

Postime të Ngjashme