Pre. Sht 11th, 2026

Haxhiu ndërpret seancën konstituive

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka ndërprerë seancën konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Kjo pasi, në sallë nuk pati propozim të ri nga PDK-ja për këtë pozitë.

Herën e parë, Vlora Çitaku nuk u votua nga deputetët e LVV-së. Për këtë arsye, edhe deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës lëshuan sallë, përjashtim, deputeti, Mërgim Lushtaku qëndroi në sallë.
Derisa, paraprakisht, deputetët e PDK-së i dhanë votë pro kandidatit të LVV-së, Ardian Gola, për pozitën e nënkryetarit.

“Me këto rrethana po e shoh të rëndësishme që të ndërpremë seancën konstituive këtu, për seancën e radhës ju njoftoj me kohë”, ka thënë Haxhiu.

Postime të Ngjashme