Pre. Sht 11th, 2026

Mosvotimi i Çitakut për nënkryetare, Nagavci: Nuk mund ta votojmë dikë që ka synim ta çojë vendin në zgjedhje

Ka dështuar sërish zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Pas zgjedhjes së Ardian Golës nënkryetar, kandidatja e PDK-së Vlora Çitaku nuk mori votat e mjaftueshme, duke bërë kështu që PDK ta lëshojë sallën. E pas kësaj seanca konstituive është ndërprerë. Shefja e GP të VV-së Arbërie Negavci tha se nuk mund ta votojnë dikë që synim ka dërgimin e vendit në zgjedhje.

“VV-ja do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar. Por nuk mund ta votojmë zonjën Çitaku dhe nuk vazhdomë tutje në këtë situatë. Nuk votojmë dikend që ka synim të na dërgojë në zgjedhje. PDK-ja duhet të propozojë një nënkryetar, këndo që ata e vlerësojmë. I ftoj kolegët nga PDK-ja dhe LDK-ja që të na mundësojnë që të konstituojmë kuvendin”, tha ajo.

Postime të Ngjashme