KOSOVË
Moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe sot në Kosovë, me periudha të gjata me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius. Maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë.
Temperaturat më të larta parashihen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund të shënojë deri në 33 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra në sekondë.
SHQIPËRI
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 35 grade celcius..Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Gjatë orëve të pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për procese më intensive, me erë të fortë dhe paraqitje të breshrit.Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 34 grade celcius.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite, në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

