Mar. Sht 8th, 2026

Hoti kërkon udhëheqësi të re të LDK-së, Abdixhiku: Zot fali, se populli s’ka për t’i falur

Një luftë e re për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka plasur sot midis kryetarit aktual, Lumir Abdixhikut dhe anëtarit të kryesisë, Avdullah Hotit.
Beteja që shpërtheu në rrjete sociale, nisi pasi Hoti kërkoi me urgjencë mbajtjen e një konvente, që sipas tij, do ta bëj pajtimin e madh dhe do t’a qartësojë rrugën e partisë, përpara.

Aty, sipas tij, “duhet të mblidhen të gjitha strukturat dhe i gjithë potenciali i LDK-së: anëtarët e Kuvendit Qendror të LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Grupi Parlamentar, Kryetarët e Degëve, Kryesitë e Degëve, Anëtarët e LDK-së në Kuvendet Komunale, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor”.

“Konventa duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme”, shkroi Hoti në profilin e tij në Facebook. “Mbi të gjitha, konventa duhet të ri-vendosë besimin e brendshëm, që është parakusht për unitet, punë ekipore dhe fitore.”
Por, gjithë këtë kërkesë të Hotit, kryetari aktual e cilësoi si ambicie për keqardhje.
“S’rrotullohet shteti për një ambicie. Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, shkroi ai në reagimin e tij.
Sipas tij, LDK njihet ndryshe. “Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete”.
Postimin ai e mbylli me lutjen: Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!
Përpasjet e reja në LDK kanë shpërthyer pasi një grup prej 6 deputetësh, ku bënë pjesë edhe Hoti, e kundërshtuan nominimn e përbashët që Abdixhiku dhe lideri I Vetëvendosjes, Albin Kurti ia bënë Bekim Sejdiut, për president të vendit.
Sipas tyre, e gjithë kjo u bë pa konsultim paraprak me ta, derisa patën kundërshtime edhe ndaj vet Sejdiut si kandidat.

Postime të Ngjashme