Sht. Sht 5th, 2026

Sot pa kufizime automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Kamionët dhe automjetet e tjera të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, parashikimi zyrtar i temperaturave tregon se nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se krijohen kushtet për vendosjen e kufizimeve

Postime të Ngjashme