Mar. Gus 25th, 2026

Kosova përballë Turqisë sot në volejboll në Lojërat Mesdhetare

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Pas tri paraqitjeve të para në këtë garë, “Dardanët” rikthehen në parket për një tjetër sfidë të fortë, kësaj radhe ndaj Turqisë.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet sot, nga ora 14:00, në kuadër të Lojërave Mesdhetare në Taranto.

Volejbollistët kosovarë synojnë të japin maksimumin në këtë përballje dhe të vazhdojnë paraqitjet e tyre në pjesëmarrjen historike në këtë ngjarje shumësportëshe.

KosovaPress

Postime të Ngjashme