Pre. Gus 21st, 2026

Trepça zyrtarizon trajnerin e ri

Skuadra e njohur mitrovicase, Trepça ka patur zhvillime të rëndësishme këtë javë. Pasi u largua trajneri dhe disa lojtarë, skuadra e njohur ka dhënë shenja gjallërie. Mitrovicasit kanë zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri.

“RIKTHIMI I TRAJNERIT FIDAIM HAXHIU – FIDA

Pas ndryshimeve të papritura të ndodhura së fundmi në klub, KF Trepça pritet të rikthejë në radhët e veta Fidaim Haxhiun – FIDA.

Fida nuk është emër i panjohur për klubin tonë. Ai edhe në të kaluarën ka dhënë kontribut të çmuar për Trepçën, duke treguar profesionalizëm, përkushtim dhe respekt të veçantë për fanellën dhe historinë e klubit.

Me përvojën dhe njohuritë e tij, besojmë se ai do të jetë një krah i fuqishëm i klubit dhe i ekipit tonë, veçanërisht në këtë periudhë kur kërkohet stabilitet, unitet dhe vazhdimësi në punë.

Shpresojmë dhe besojmë se kontributi i tij do të lërë gjurmë dhe do të ndihmojë Trepçën në realizimin e objektivave tona.

Mirë se rikthehesh në familjen zi e gjelbër, FIDA”, thuhet në njoftimin e KF Trepçë

Postime të Ngjashme