Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar gjeneralin në pension Eric Wendt si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, njohësi i çështjeve politike të SHBA’së dhe sigurisë, Adrian Shtuni.
Ky i fundit ka shtuar se, konfirmimi u bë si pjesë e një pakete prej 74 emërimesh, të miratuara në bllok gjatë seancës së sotme, në bazë të Rezolutës nr. 817 të Senatit (S. Res. 817), me 51 vota pro dhe 47 kundër.

